Kërkesa për liri, Sali Berisha “troket” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg

albnews
By
1 Min Read

Në ngulmimin e tij disa mujor për liri, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka “trokitur” në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Në një komunikim me gazetarët, vajza e ti,  ArgitaMalltezi, konfirmoi depozitimin e një ankimi në Kushtetuese kundër masës së parë të sigurisë të dhënë ndaj Berishës, “detyrimin për paraqitje” dhe “ndalimin e daljes nga shteti”.

Përpjekjet e ish-kryeministrit, për të rrëzuar gjykatat shqiptare, sipas saj, kanë vijuar edhe në Gjykatën e Strasburgut dhe se do të vijojnë edhe në instance të tjera jashtë vendit.

Share This Article