• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
 Kombëtarja europiane. Kuqezinjtë për herë të dytë kualifikohen në finale, mund të jenë surpriza në Gjermani

 Kombëtarja europiane. Kuqezinjtë për herë të dytë kualifikohen në finale, mund të jenë surpriza në Gjermani

by albnews
1 January, 2024
in Sports
0
46
VIEWS

Kur mbrëmjen e 19 qershorit 2016 u mbyll aventura e madhe, thuajse të gjithë thanë se ndoshta nuk do të ishin gjallë kur ajo të përsëritej.

Kombëtarja e Shqipërisë sapo kishte marrë pjesë në finalet e një kampionati europian, për herë të parë në historinë e saj rreth 70-vjeçare, diçka krejtësisht pa precedent.

Gjithsesi, u desh të kalonin vetëm 7 vjet, diçka që me gjasë nuk e besonte as vetë presidenti I Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Xhani De Biazi u largua mes lotësh një vit më pas, ndërsa provat me Kristian Panuçin e pastaj me Edi Rejën nuk na dhanë atë që kërkonim.

Për hir të së vërtetës, dështim ishte me ish-mbrojtësin e Milanit, Realit dhe Italisë, që u largua pa lënë gjurmë. Reja ishte rast krejt tjetër, por ndoshta mosha 77-vjeçare e më shumë bëri të vetën.

Kur Duka nisi “gjuetinë” për njeriun e duhur për stolin, presidenti e kishte të qartë se fanela kuqezi nuk kishte famën e duhur, dhe që Federata e tij nuk kishte paratë për të marrë trajnerin e duhur që të na çonte tek suksesi.

Në fund, pas disa muajsh kërkimi, padyshim mes dyzimeve të shumta, ai vendosi të ndryshonte kursin. Pas tre italianëve radhazi, ja një brazilian. I përzgjedhuri ishte Silvinjo, një anonim si trajner me dështime tek Lioni e Korinthiansi, por me moshën e përshtatshme dhe energji.

Duka tha se çfarë e bindi të zgjidhte ish-mbrojtësin. Që kur iu tha emri, u kuptua se Silvinjo ishte një luks për Shqipërinë, kjo sepse ai vinte nga Brazili I madh, vendi më i shquar I futbollit në botë.

Ai tregoi shkurt se cila ishte kredoja e tij. As edhe optimisti më I pandreqshëm nuk do ta imagjinonte se ky trajner me karrierë kaq të vogël do ta ngjiste kombëtaren në skenën e madhe, madje direkt nga dera kryesore.

Paradoksalisht, ndjesia e mirë u krijua pavarësisht humbjes në Poloni.

Më pas erdhën 4 fitore e një barazim, përfshi edhe përballjet e forta ndaj Republikës Çeke, me barazimin 1-1 në Pragë dhe fitoren e bujshme në “Arenën Air Albania”.

Edhe pse me kuqezinjtë ishin turpëruar Gjermania, Greqia kampione e Europës, Portugalia, Rusia apo Franca në miqësore, sërish kurrë më parë nuk kishim mundur një ish-kampione të Europës dhe një ish-nënkampione të botës me shifrat 3-0.

Pas triumfeve 2-0 ndaj Polonisë e 3-0 kundër Çekisë, që të dyja në eliminatoret e Europianit, erdhi suksesi 2-0 përballë Bullgarisë në miqësore.

Kjo do të thoshte tri fitore radhazi, diçka që ishte arritur në vitet 1952-1953, madje ndaj të njëjtëve kundërshtarë.

Dy herë ndaj Çekosllovakisë e një kundër Polonisë, veçse që të treja miqësore.

Me Silvinjon u krijuan heronj të rinj. Mungesa e golave të Cikalleshit, dëmtimi I rëndë I Brojës apo fatkeqësia në karrierë e Rej Manajt, u tejkaluan nga emra si Jasir Asani, Nedim Bajrami apo Kristjan Asllani.

Asani ishte padyshim zbulimi kuqezi I Europianit, dhe ishte totalisht merita e trajnerit.

Ishte Silvinjo që e ftoi dhe sulmuesi shqiptar nga Maqedonia meritoi gjithçka duke bërë të vetën edhe fanelën me numrin 9.

Talenti I tij spikaste, pavarësisht ulje-ngritjeve të Partizanit, ndërsa askush nuk e mendonte që shkupjani mund të ishte I denjë për kombëtaren.

Që nga De Biazi, Panuçi e më pas Reja, askush nuk e vlerësoi për t’i dhënë një bluzë Asanit. Në një sezon krejt të veçantë, futbollistët tanë realizuan gola të rrallë, ndër më të shkëlqyerit në Europë, dhe që disa herë u shpallën më të bukurit e mbrëmjeve të caktuara në eliminatore.

Në fund, ishin pikërisht Asani e Asllani që u ngjitën në podium të fazës kualifikuese. Rrjetat e tyre zunë vendin e dytë dhe të tretë në të gjithë kontinentin. Shqipëria e Silvinjos vërtet u konsiderua një spektakël, por gjithsesi mund të karakterizohet më së miri me fjalën “bunker”. Vetëm 4 gola të pësuar, më pak se kushdo në grup.

Madje, nga të 53 kombëaret në eliminatoret e Euro 2024, vetëm Portugalia me 2 e Franca me 3, pësuan më pak sesa ne. Anglia, Kroacia e Belgjika dolën barabar, me nga 4 rrjeta të pranuara.

A mund të themi se gjithçka ishte e shkëlqyer? Natyrisht që jo. Ashtu siç mund t’i ndodhë shumëkujt, aq më tepër një ekipi të vogël e të pamësuar me fitore radhazi, problemet u shfaqën atëherë kur nuk mendoheshin. Barazimi 1-1 në Moldavi nuk ishte bindës, ndërsa kombëtarja ishte hija e vetvetes në rezultatin 0-0 në “Arenë” ndaj Ishujve Faroe.

Gjithsesi, të mos harrojmë se edhe Italia, Kroacia, Holanda apo Zvicra nuk e patën aspak të lehtë. Në fund të fundit, rëndësi pati që u kualifikuam për herë të dytë në fazën finale të një Europiani, dhe për herë të parë shkojmë atje si të parët e grupit. Silvinjo natyrisht që foli pikërisht për këtë. Për më tepër, Shqipëria ishte në vazon e dytë në shortin e hedhur në 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.

E vërteta është që ajo mbrëmje nuk ishte nga më bukurat për t’u mbajtur mend. Vetëm pak minuta mjaftuan që ta kuptonim.

Në Euro 2024 patëm fatin më të keq të mundshëm. Spanjën, Kroacinë, Italinë. Të Kaltrit vërtet nuk shkuan në Botëror në Katar, madje as në Rusi, por janë kampionë të Europës në fuqi. Italianët e sotëm nuk kanë asnjë krahasim me ata që fitonin titujt në 1982 e 2006, por gjithsesi fanela mbetet e rëndë.

“Furitë e Kuqe” janë larg brezit të artë të Ksavit dhe Iniestës, veçse triumfuan në Ligën e Kombeve, dhe talentet janë të jashtëzakonshëm. Një ekip në tranzicion, në fushë e në stol, e megjithatë me stilin e saj tepër të vështirë për ekipe si Shqipëria. Spanja ka qenë ndoshta rivali më I keq I mundshëm për ne, me 8 humbje në 8 ndeshje, një traditë e zezë e nisur që nga viti 1986.

Po Kroacia? Skuadra më nacionaliste e Ballkanit e ndoshta e Europës, është e tillë që jep shpirtin në fushë për fanelën. Gjenerata e Modriçit dhe Brozoviçit ende jeton, ndërsa tradita vazhdon me Livakoviçin, Gvardiolin apo Pashaliçin. Nuk harrohet që në Botërorin 2018 eliminuan Anglinë, dhe në Kupën e fundit të Botës hoqën qafe Brazilin.

Silvinjo e Duka gjithsesi shprehën besimin. Shqipëria nis Europianin në 15 qershor kundër Italisë në Dortmund, pastaj shkojmë në Hamburg kundër Kroacisë në 19, dhe e mbyllim grupin në 24 qershor në duelin me Spanjën në Dyseldorf.

Pavarësisht “grupit të vdekjes”, sërish besimi te kuqezinjtë për habi nuk u zbeh.

Xhani De Biazi, në intervistën për Abc-në, guxoi që të shikonte larg.De Biazi Një nga trajnerët më të mirë shqiptarë, Ernest Gjoka, gjithashtu e mendon suksesin.

Ndoshta vulën e vendosi njëri nga emrat më të mëdhenj të stolit në gjithë historinë e futbollit.

Arrigo Saki, trajneri që revolucionarizoi këtë sport, që I ndryshoi fytyrën futbollit italian tek Milani e te kombëtarja, e shprehu pa asnjë dyshim vlerësimin për Shqipërinë.

Pas kualifikimit, Silvinjo u bë heroi më I ri shqiptar.

Kryeministri Rama pasi i dha dekoratën e Shqiponjës së Artë në Samitin e Diasporës, dhe pasi deklaroi se braziliani ishte I pari joshqiptar që e merrte këtë çmim, deklaroi se atij do t’i jepej pasaporta.

Kjo gjë u bë realitet në festën e fundit të vitit, kur u ndanë çmimet e më të mirëve të 2023-it.

Silvinjo, u bë I dyti trajner i huaj i kombëtares që mori nënshtetësinë shqiptare, pas Xhani De Biazit në 2015.

Gjithsesi, vetëm pak ditë pas shortit, në 16 dhjetor, në Shtëpinë e Futbollit, ish-klubin Dinamo, u mbajt një mbledhje e Dukës me drejtorinë teknike të Federatës.

Në mbledhje ishte I pranishëm Silvinjo dhe ndihmësit e tij, ndërsa nisi menjëherë puna për finalet e Europianit.

Menjëherë u gjet edhe kompleksi ku ekipi do të qendrojë në Gjermani.

Një qendër moderne dhe e preferuar nga përfaqësueset dhe skuadrat më të forta të botës.

Quhet “SportCentrum Kaiserau”, që ishte shtëpia e Gjermanisë kur doli kampione e botës në 1974 dhe 1990.

Ky kompleks, me shërbime të hotelerisë, fushave stërvitore dhe palestrave ndodhet në afërsi të Dortmundit, ku kombëtarja do të luajë edhe sfidën e parë në Euro 2024 kundër Italisë më 15 qershor.

Jo më kot edhe edhe Federata Italiane e kishte vendosur atë në listën e saj.

Ndërkaq, tifozët shqiptarë kanë bërë namin në tregun elektronik për të siguruar një biletë për ndeshjet e Kampionatit Europian.

UEFA informon se kuqezinjtë kanë qenë tepër aktivë në aplikimin e tyre, po ashtu si tifozët vendas të Gjermanisë, si dhe ata të Turqisë, Hungarisë, Anglisë dhe Kroacisë.

Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian, dhe kjo ka rritur entuziazmin e publikut, me miliona shqiptarë që jetojnë në Europë, që nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra apo vende të tjera.

Kjo gjë, pra fakti që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian, I ndihmon shqiptarët për të siguar më shumë bileta.

UEFA informon se kërkesat në total janë tepër të larta.

Tashmë, pritet vera gjermane për të parë se çfarë do të bëjë Shqipëria.

Ekipi që dikur mburrej me një fitore të vetme në një fazë eliminatore.

Kur I prishte punë dikujt, siç ndodhi me Gjermaninë Perëndimore në 1967 me barazimin 0-0 duke e eliminuar e mos e lejuar të shkonte në finalet e Europianit.

Apo fitorja e madhe 2-0 me Belgjikën po në dhjetor, veçse në 1984, që trajneri I famshëm belg, Gi Tis, e cilësoi si një aksident të rëndë të futbollit të vendit të tij.

Për të arritur tek një kulm siç ishte triumfi 2-1 ndaj Greqisë në “Qemal Stafa” në 2004, kur kombëtarja mposhti ata që ishin shpallur kampionë të Europës vetëm pak javë më parë.

Trajneri ynë I shquar, Loro Boriçi, thoshte se Shqipëria kishte një ditë të vetën, dhe kur I qëllonte ajo, mund të thyente çdo skuadër të botës.

Tashmë, po mendojmë jo vetëm për një ditë të vetme, por për një cikël eliminator, e madje edhe për finalet e Europianit.

Pas paraqitjes padyshim shumë të mirë në Francë në 2016 ndaj Zvicrës, Francës e Rumanisë, besimi është se këtë herë do të bëhet më shumë.

Previous Post

Kosova nga sot pa viza/ “Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë”, Berisha sulmon Ramën: Goditje e merituar për argatin e Vuçiçit

Next Post

Pritjes i vjen fundi, Marash Kumbulla gati të rikthehet në fushë përballë…

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës
Sports

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
“Si mund t’i lesh Tifozët Kuq e Zi jashtë”, denoncon gazetarja: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit
Sports

“Si mund t’i lesh Tifozët Kuq e Zi jashtë”, denoncon gazetarja: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

6 June, 2025
Next Post
Pritjes i vjen fundi, Marash Kumbulla gati të rikthehet në fushë përballë…

Pritjes i vjen fundi, Marash Kumbulla gati të rikthehet në fushë përballë…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM