ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 7 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë udhëton për në SHBA

albnews by albnews
1 August, 2020
in Bota
0
Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë udhëton për në SHBA
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Koordinatori shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha, se udhëton për në SHBA me qëllim të koordinimit të procesit të dialogut me Serbinë.

Pas dy takimeve që kishte në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog, Marko Gjuriq, koordinatori i Kosovës për bisedimet, Skënder Hyseni udhëton për në SHBA. Sipas Skënder Hysenit, SHBA-ja është përfshirë tërësisht në këtë proces. Bisedimet e Brukselit, për siç thotë ai “elementet e marrëveshjes finale”, Hyseni i cilësoi të vështira.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Marrëveshja finale me Serbinë, sipas palës kosovare, për synim ka njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Në dy takimet e Brukselit në nivel ekspertësh deri tash është biseduar për të pagjeturit dhe për bashkëpunimin ekonomik. Në takimin e fundit që u mbajt të enjten më datë 30.07, i ngarkuari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “ky ishte një hap i rëndësishëm në procesin e arritjes së një marrëveshjeje të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit”. Lajqak shkroi në Twitter se “puna do të vazhdojë në fund të gushtit”.

Hyseni: Negociojmë elemente të një marrëveshje të përgjithshme

Koordinatori shtetëror i Kosovës në këto bisedime, Skender Hyseni, tha se gjatë diskutimeve të së enjtes janë trajtuar kapituj të ndryshëm të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, duke theksuar se “nuk do të ketë marrëveshje të posaçme për secilin kapitull, por vetëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”.Kosovo Außenminister Skender Hyseni (AP)

“Po negociojmë elemente të një marrëveshje të përgjithshme, e cila në fund do të jetë marrëveshje ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe që patjetër duhet të rezultojë në normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që nënkupton pashmangshëm njohje reciproke”, u tha Skender Hyseni gazetarëve.

E nga ana tjetër Marko Guriq që përfaqëson Serbinë në këto takime, tha se “nuk ka bisedime për njohje të pavarësisë së Kosovës”, ku megjithatë tha se bisedat me palën kosovare janë “të vështira”.

BE: Marrëveshja gati, kur palët të pajtohen për të gjitha çështjet e hapura

Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se bisedimet Kosovë-Serbi, janë një proces i hapur dhe sipas tij, pajtimi për të gjitha çështjet duhet t’i paraprijë një marrëveshjeje përfundimtare. “Marrëveshja do të bëhet dhe do të jetë gati për nënshkrim kur të dyja palët pajtohen për të gjitha çështjet e hapura dhe pajtohen se normalizimi mund të çohet përpara në formë të marrëveshjes së nënshkruar”, tha zëdhënësi Stano.

Peter Stano Pressesprecher der EK für Erweiterung und Nachbarschaftspolitik (European Commission)
Peter Stano

Në Kosovë pas emërimit të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë dhe takimeve të tij në Bruksel kishte debate dhe kundërshtime nga opozita dhe udhëheqës tjerë politik siç thonin “edhe për një dialog teknik Kosovë-Serbi”. Mirëpo,  Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i hodhi poshtë këto pohime duke theksuar se “objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo të vazhdoj si dialog teknik”.

“Mbi bazën e platformës janë mbajtur diskutime deri më tash duke filluar nga Samiti i Parisit dhe të dy palët jemi ulur dhe kemi dhënë qëndrimet tona dhe kam prezantuar platformën tonë që janë parimet kryesore dhe objektivat tona që i kemi ne në këtë proces. Në këtë proces kemi objektiva të qarta për të përmbyllur e jo për dialog teknik”, tha kryeministri Hoti.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës  që tashmë është hequr e që kurrë nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result