Koreja e Veriut pretendon se ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë me satelitin e saj spiun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Veriut pretendoi se ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së (Pentagon) dhe katër anije të afta për sulm bërthamor që i përkasin Marinës amerikane me satelitin e saj spiun “Malligyong-1”.

Në lajmin e Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), thuhet se lideri i vendit Kim Jong-un analizoi raportin e operacionit mbi satelitin spiun dhe fotografitë e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit të marra nga sateliti, raporton media turke Anadolu.

Në lajm thuhet sateliti bëri fotografi të katër anijeve të afta për sulm bërthamor të Marinës së ShBA-së dhe një aeroplanmbajtëse britanike në Portin Norfolk të Virginias dhe Newport News Shipbuilding Company, një aeroporti në Virginia dhe Forcave Ajrore Andersen në ishullin Guam në pronësi të ShBA-së.

Share This Article