Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka folur në konferencën rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave të lajmeve.
Ai tha se nuk është shumë i sigurt që shumësia e burimeve të lajmeve është edhe cilësi e lajmit. Shtoi se duhet ruajtur nga dezinformomi i informatave ditëve të sotme.
Ka theksuar se ka shumë burime të informacioneve porse ka shumë të tilla që nuk ofrojnë informata të sakta. Sipas tij dezinformatat nuk vijnë vetëm nga qeveritë, por nga të gjitha anët.
Ai ka thënë se qeveria ka një rol të rëndësishëm në ndaljen e dezinformatave.
“Kur mendoj që qeveria ka rol në aspektin e dezinformatës nuk mendoj në censurë. Liria e shprehjes është thelbësore në demokraci, edhe nëse është fyese. Detyra e parë e Qeverisë është të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarje të informatave të sakta”, tha ai, transmeton Koha.net.
Gazetarët, tha ai, duhet të jenë profesionistë e seriozë.
“Gazetarë përdorni fuqitë tuaja për t’i luftuar lajmet e rrejshme. Kërkoni informata të verifikuara”, tha ai.
Ka porositur qytetarët që të kenë kujdes se nga informohen.
“Mënyra e dhënies së informatave ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, tha Kosnett.
Sipas ambasadorit amerikan, ka ndryshuar shumë edhe cilësia e lajmeve.
“Shumica e portaleve online të financuara dobët s’i përmbushin as standardet. Shkruajnë thashetheme të shumta”, tha Kosnett.
Kosnetti tha se duhen armë për mbrojtje, e mjete nga institucionet që të bllokohen lajmet e rrejshme të shkojnë tek qytetarët.