Kosovë, nis votimi për dy kandidatët për president, opozita bojkton seancën

albnews
By
1 Min Read
Screenshot

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi për nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.Megjithatë, në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare dhe ato të opozitës po i bojkotojnë punimet.Komisioni për legjislacion ka shqyrtuar dokumentacionin e dy kandidateve për president dhe pas shqyrtimit konstatoi se ato mund të hidhen në votim.Votimi për president bëhet me votim të fshehtë. Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.Nëse nuk marrin votat e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje

Share This Article