Nga shkrimtari Fehmi Pireva
Sado, reagimi i Mustafa Nanos, i thurur me gjuhë kozmopolitane, për ta arsyetur pjesëmarrjen e këngëtarit, Goran Bregoviq, në një koncert në Festivalin e Birrës në Korçë, zt. Nano, duke mos kuptuar as ndjerë plagët e Kosovës, loz mbi bazën e një koncepti të përzier, mes kozmopolitizmit dhe “dhembshurisë” që shfaq për shqiptarët që përjetuan tmerrin e luftës.
Zt.Nano, shihet se në mënyrë finoke, fyen vëllezërit, dhe na jep leksione nga prizmi i një kozmopolitani, se si duhet bërë politika nga politikanët në Kosovë…Të mbyllim sytë, ta “falim” Serbinë…. pra, flet sikur kjo luftë të kishte ndodhur qe një shekull. Harron se rreth 2000 trupa të të pagjeturve, ende e mbajnë të “gjallë ” pamundësinë që të falet, harrohet.
Tezat e tij prej kozmopolisti bien ndesh me kërkesat e drejta, të ligjshme të shqiptarëve të Kosovë. Shqiptarët nuk po kërkojnë hakmarrje zt.Nano!
Nëse jeni pak shqiptar, nëse kjo që i ndodhi Kosovës, mos i ndodhtë më, e, më së paku Shqipërisë, që përjetoi tmerrin me dëbimin dhe masakrat e bëra kundër çamve; pak po bëhet t’u njihen të drejtat elementare nga politikanët në Shqipëri, bile edhe duke shkuar përtej kësaj, për t’ia rritur për disa milje detin Greqisë.
Zt.Nano, mos harroni se qëndrimi kozmopolitan nuk ndërtohet shpejt, e më së paku mbi shumë varre, të pagjeturit, plagë, dëme të mëdha ekonomike. Aq më pak, kur Serbia, përveç mungesë për të bërë hapa afrimi, veprime që ndërtojnë paqe, bashkëpunim, ende ka pretendime të zhvasë ndonjë copë tokë Kosovës.
Sipas jush, i vrari, i përdhunuari, i shkatërruari, po u dashkëka të harrojë, ndoshta ta” përqafojë”, ta falë, pushtuesin shekullor, nën tingujt e melodisë së Goran Bregoviqit! Jo larg Kosovës, ku kishte, ka dashuri për Shqipërinë, për një Shqipëri, jo si e mendon ti!