ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi 23 minutes ago
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços 26 minutes ago
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë 36 minutes ago
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin 41 minutes ago
Barça rrit presionin ndaj Bastonit, alternativë është Gvardiol i Cityt 43 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Kreu i OKB-së, Guterres: COVID-19 ka shkaktuar “cunami të urrejtjes”

albnews by albnews
8 May, 2020
in Bota
0
Kreu i OKB-së, Guterres: COVID-19 ka shkaktuar “cunami të urrejtjes”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“U kërkoj të gjithëve, kudo, të kundërshtojnë urrejtjen, të trajtojnë njëri-tjetrin me dinjitet dhe të përdorin çdo mundësi për të përhapur mirësinë”, tha Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres sot deklaroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të shkaktojë “cunami të urrejtjes dhe ksenofobisë, sakrifikimit dhe frikësimit”, dhe u bëri thirrje të gjithëve të bëjnë përpjekje që t’i japin fund gjuhës së urrejtjes në nivel global, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Khodorkovsky: Putin sillet si lojtari kumari, nuk heq dorë lehtë nga lufta

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Princeshës së Norvegjisë, mund të ketë nevojë për transplant të mushkërive

Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë marrëveshje për paqen

“Ndjenjat e drejtuara kundër të huajve janë rritur në mediat sociale dhe në rrugë. Janë përhapur teoritë e konspiracionit dhe antisemitike dhe kanë ndodhur sulme anti-muslimane të lidhura me COVID-19”, tha Guterres.

Ai tha se emigrantët dhe refugjatët “u abuzuan si burim i virusit dhe iu mohua qasja në trajtim mjekësor”.

Guterres u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë solidaritet me të gjithë njerëzit, institucionet arsimore që të përqendrohen në “shkrim-leximin dixhital” në një kohë kur “ekstremistët po përpiqen të gjejnë viktima në një audiencë të kapur dhe potencialisht të dëshpëruar”.

Ai u bëri thirrje mediave, veçanërisht rrjeteve sociale, që “të heqin përmbajtjet raciste, misogjiniste dhe të tjera të dëmshme”, shoqëria civile të forcojë murin për të mbrojtur njerëzit e cenueshëm dhe udhëheqësit fetarë të shërbejnë si shembuj të respektit të ndërsjellë.

“U kërkoj të gjithëve, kudo, të kundërshtojnë urrejtjen, të trajtojnë njëri-tjetrin me dinjitet dhe të përdorin çdo mundësi për të përhapur mirësinë”, tha Guterres.

Kreu i OKB-së theksoi se COVID-19 “nuk i intereson kush jemi, ku jetojmë, në çfarë besojmë ose ndonjë dallim tjetër”.

Apeli global i Guterres për të shmagien e gjuhës së urrejtjes të lidhur me COVID-19 pasoi një mesazh më 23 prill në të cilën pandeminë e koronavirusit e quajti një “krizë njerëzore që po bëhet shpejt një krizë të të drejtave të njeriut”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përhapjen e virusit e shpalli “pandemi globale” më 11 mars. Përveç Evropës, OBSH ka shpallur SHBA-të epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan.

Më shumë se 269.500 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 3,845.000 raste të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në të gjithë botën, tregojnë të dhënat nga Universiteti amerikan “Johns Hopkins”. Deri më tani, më shumë se 1.285.000 njerëz janë shëruar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg të përjetshëm për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

20 December, 2025
“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

20 December, 2025
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

20 December, 2025
Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

Thiago Silva rikthehet në Evropë, Porto “kërcënon” Milanin

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result