• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, June 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kulture
Krijuesit e serialit “Adolescence” duan vëmendjen e të rriturve: Djemtë adoleshentë në krizë

Krijuesit e serialit “Adolescence” duan vëmendjen e të rriturve: Djemtë adoleshentë në krizë

by albnews
28 March, 2025
in Kulture, UK
0
12
VIEWS

Bota për fëmijët sot duket shumë ndryshe nga ajo që ishte për prindërit e tyre. Ky ndryshim theksohet qartë në një skenë të serialit të njohur të platformës transmetuese Netflix, “Adolescence”, ka shkruar CNN.

Në episodin e dytë, Inspektori i Krimeve, Luke Bascombe (rolin e të cilit e laun aktori, Ashley Walters) shkon në një shkollë të mesme për të hetuar pse 13-vjeçari Jamie Miller (rolin e të cilit e laun aktori, Owen Cooper), personazhi kryesor i serialit, dyshohet se ka vrarë shoqen e tij të klasës, Katie. 

Bazuar në ndërveprimet e tyre në rrjetin social Instagram, ai mendon se ata ishin miq, ndoshta dhe të lidhur romantikisht. Por, djali i tij, gjithashtu nxënës në atë shkollë, i tregon se ka gabuar.

Emojit që Katie kishte përdorur në Instagram nuk ishin “të pafajshme”. Ato ishin një formë koduese e ngacmimit: emoji i dinamitit përfaqëson një pilulë të kuqe që shpërthen, një referencë për “manosferën” (grupet online të djemve që kanë ide ekstremiste për marrëdhëniet me gratë). Emoji apo simboli “100” është gjithashtu një aludim për këtë grup, që sugjeron një teori që thotë se 80% e grave tërhiqen nga 20% e djemve.

Ky zbulim është tronditës për Bascombe dhe të tjerët të rritur, të cilët nuk e dinë se cilat ide të dëmshme dhe të rrezikshme mund të ndikojnë te të rinjtë dhe si ato depërtojnë në jetën e tyre.

Kjo ngjarje me papërputhshmëri është në qendër të “Adolescence”, një serial britanik që ka ngjallur diskutime për qëndrimet e djemve të rinj ndaj grave, kulturën “incel” (djemtë që ndihen të margjinalizuar dhe kanë urrejtje ndaj grave), përdorimin e telefonave të mençur dhe shumë çështje të tjera.

Seriali fillon si një dramë krimi, por gjatë katër episodeve, eksploron se çfarë mund të ketë shtyrë një djalë që duket i pafajshëm të bëjë diçka kaq të tmerrshme. Dhe përgjigjet që ofron nuk janë aspak të thjeshta.

Në një intervistë dhënë CNN-it,  Jack Thorne, një nga krijuesit e serialit, flet për hulumtimet e tij në qoshet më të errëta të internetit, zemërimin e djemve të rinj dhe shpresat që ka për prindërit.

Pse e krijoi këtë histori?

“Filloi me mikun tim Stephen Graham. Ai më telefonoi dhe tha se duhet të shkruajmë një serial për djemtë që urrejnë vajzat dhe për krimin me thika, që është një problem i madh këtu në Britani”, ka thënë Thorne.

Ata u nisën nga diskutimi për zemërimin e djemve, për mizorinë e tyre dhe për ndërtimin e një portreti të ndërlikuar të maskulinitetit.

“Si u bëmë ne dhe si po bëhen adoleshentët tani, në mënyra të ngjashme, por edhe të ndryshme?”, ka thënë tutje Thorne.

A ishin këto tema që i ka menduar gjatë kohës?

“Ka kohë që i mendoj, por gjithashtu diçka që kam tendencë ta kisha injoruar. Kur u futa më thellë, pashë shumë ide që më befasuan dhe që, nëse do t’i kisha dëgjuar në momentin e gabuar, do të më kishin çuar në rrugë që jam shumë i lumtur që nuk i kam ndjekur”, ka thënë skenaristi.

Tutje ai ka shpjeguar se si funksion kultura “incel”.

“Idetë e kulturës ‘incel’ janë tërheqëse sepse u japin kuptim shumë ndjenjave: izolimit, vetëvlerësimit të ulët, ndjenjës së padëshirueshmërisë. Ata të thonë se ka një arsye përse bota është kundër teje: sepse bota është ndërtuar nga një këndvështrim femëror, dhe gratë kanë gjithë fuqinë. Ata të japin udhëzime për t’u përmirësuar: të bëhesh më i fortë, të mësosh të manipulosh dhe të dëmtohesh”, ka thënë ai.

Cili iishte procesi i kërkimit për të shkruar karakterin e Jamie?

“Për të kuptuar këto ide, hulumtova në vende të errëta si platforma “Reddit” dhe “4chan”, duke ndryshuar algoritmin tim. Krijova shumë llogari anonime dhe fillova të ndiqja njerëzit e dukshëm. Ata më çuan tek ata që ishin më pak të dukshëm, dhe këta ishin ata që më interesuan më shumë”, ka treguar Thorne.

Ai ka thënë se një djalë 13-vjeçar nuk është duke e ndjekur personazhin e rrjeteve sociale, ish-kik-boksierin profesional, Andrew Tate, në mënyrë direkte.

“Ndoshta është duke ndjekur dikë që është i pasionuar pas lojërave ose muzikës, dhe që ka ndjekur Andrew Taten më parë dhe tani e përhap atë ide në një formë tjetër”, ka shpjeguar Thorne.

Cilat janë pyetjet që përpiqet t’u japë përgjigje seriali?

“Po pyesnim veten: Pse e bëri Jamie atë që bëri? Kjo nuk është pyetje se ‘kush e bëri?’ por ‘pse e bëri?’. Kjo është arsyeja pse shkojmë në shkollë në episodin e dytë, për të kuptuar sistemin arsimor dhe si funksionon ai. Në episodin e tretë, përpiqemi të kuptojmë se si mendon ai, çfarë ka përpunuar. Dhe në episodin e katërt, arrijmë në një vend shumë të ndërlikuar. Nuk do të thotë që mund të fajësojmë vetëm prindërit, por ata janë pjesërisht përgjegjës”, ka thënë Thorn.

Si mund të adresohet radikalizimi i djemve të rinj?

Regjisori ka thënë se duhet gjetur mënyra e duhur për përdorimin e rrjeteve sociale duke cekur se problemet nuk vijnë direkt nga platformat.

“Duhet të gjejmë një mënyrë për të trajtuar përdorimin e mediave sociale. Ky është një problem i vështirë, sepse nuk do të vijë nga vetë platformat. Në Britani, po flasim për moshën kur duhet lejuar qasje në përdorim të rrjeteve sociale, ndërsa në Australi, ata që janë nën 16 vjeç ndalohen t’i përdorin rrjetet sociale. Kjo është përgjegjësia e kompanive që menaxhojnë këto platforma”, ka thënë tutje Thorne.

Çfarë mësimesh mund të nxjerrin prindërit nga ky serial?

Thorne ka thënë se është e nevojshme vëmendja e të rriturve ndaj adoleshentëve, pasi ata janë në krizë.

“Duhet të dëgjojmë fëmijët. Ata janë shumë të cenueshëm tani dhe kanë nevojë për ne. Kjo është për të gjithë, jo vetëm për prindërit. Dëgjoni fëmijët tuaj. Kjo është për mësuesit, dëgjoni nxënësit e studentët tuaj. Kjo është për politikanët, dëgjoni të rinjtë. Ata janë të përjashtuar tani dhe po kalojnë një dhimbje të madhe. Duhet t’i ndihmojmë”, ka thënë Thorne.

Në fund, ai ka thënë se ajo që duhet të bëjnë të rriturit është t’i dëgjojnë ata, të gjejnë mënyra për t’i bërë ata të flasin dhe të kuptojnë se çfarë po i shqetëson.
“Përndryshe mund të jemi duke humbur mundësinë për t’i ndihmuar ata”, ka përfunduar skenaristi.

Previous Post

Britani/ Grupi mediatik Sky do të shkurtojë 2000 vende pune

Next Post

Tërmetet e fuqishme në Azinë Juglindore, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ngre alarmin e kuq: Një mijë deri në 10 mijë viktima

albnews

albnews

Related Posts

Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për të ngritur ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm
Albania

Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për të ngritur ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm

3 June, 2025
EMRI/ Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit! Përdori martesën me një greke për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar
Albania

EMRI/ Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit! Përdori martesën me një greke për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar

3 June, 2025
Britania kërcënon me padi ish-pronarin e Chelseat, Roman Abramovich
Sports

Britania kërcënon me padi ish-pronarin e Chelseat, Roman Abramovich

3 June, 2025
Next Post
Tërmetet e fuqishme në Azinë Juglindore, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ngre alarmin e kuq: Një mijë deri në 10 mijë viktima

Tërmetet e fuqishme në Azinë Juglindore, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ngre alarmin e kuq: Një mijë deri në 10 mijë viktima

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Biletat për ndeshjen Shqipëri, Serbi po qarkullojnë në ‘tregun e zi’

Biletat për ndeshjen Shqipëri, Serbi po qarkullojnë në ‘tregun e zi’

3 June, 2025
Rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit me Serbinë, thotë Kos

Rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit me Serbinë, thotë Kos

3 June, 2025
10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in

10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in

3 June, 2025
Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për të ngritur ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm

Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për të ngritur ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm

3 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4800 shares
    Share 1920 Tweet 1200
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2431 shares
    Share 972 Tweet 608
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1888 shares
    Share 755 Tweet 472
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1824 shares
    Share 730 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1705 shares
    Share 682 Tweet 426
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM