Ambasadori britanik Norman përfundon misionin në Shqipëri, vendin e tij do ta zërë Alastair King-Smith

albnews
By
1 Min Read

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka përfunduar misionin e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Norman shkruan të premten e 30 korrikut se është dita e fundit si ambasador në Tiranë.

“Kam kaluar 5 vite të mahnitshme. Ka qenë një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit tim në një vend kaq të bukur me njerëz kaq mikpritës!”.

Vendin e tij do ta zërë, Alastair King-Smith.

Sipas Norman, King-Smith do të fillojë një punë të mrekullueshme.

“E di që ai do të ketë sukses!”.

 

Duncan si ambasador 

Emërimi i Duncan nga Britania e Madhe në Shqipëri erdhi pas përfundimit të mandatit të ambasadorit Nicholas Cannon.

Norman është ambasadori i ri britanik, që mori detyrën në Tiranë në qershor të vitit 2016.

Emërimin e Ducan Norman e publikoi Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe në faqen zyrtare.

Duncan Norman, është një diplomat me një karrierë diplomatike në këtë ministri që prej vitit 1990.

Më parë, ai ishte kreu i Njësisë së Zyrës së Jashtme dhe Komonuelthit në Afganistan.

Ai u bashkua me FCO në 1990, dhe gjithashtu ka punuar në Daka, Tortola, Yerevan dhe Riad.

Share This Article