Kristjan Asllani i shënon gol të bukur Interit

albnews
By
1 Min Read

Interi po barazon me Empolin pas 45 minutave të para në Giuseppe Meazza.

Ka qenë një pjesë e parë fantastike ku janë parë katër gola shumë të bukur 2-2.

Në listën e golashënuesve për mysafirët ishte edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Mesfushori shqiptar pranoi një top të bukur në zonë dhe e mposhti portierin Handanovic për 0-2.

Interi u rikthye në lojë duke barazuar gjithçka në pjesën e parë falë një autogoli nga Romagnoli dhe shënimit të Lautaro Martinez në pesë minutat e fundit të pjesës së parë.

https://twitter.com/MedioVideo/status/1522632793137684483
Share This Article