Kriza SHBA–Iran / Refuzimi i Teheranit në Katar rrit frikën për luftë më të gjerë

Share

Zbehen shpresat për një paqe të qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Republika Islamike refuzoi të takohej me të dërguarit e posaçëm amerikanë pas shkëmbimit të sulmeve në fundjavë mes dy vendeve.

Steve Witkoff dhe Jared Kushner gjenden në Katar për ato që Shtëpia e Bardhë i cilësoi si bisedime të nivelit të lartë, por si Teherani ashtu edhe Katari që po organizon bisedimet, thanë se zyrtarët amerikanë do të takonin ndërmjetësuese jo iranianët.Teherani deklaroi se dy palët duhet së pari të bien dakord për kushtet e armëpushimit që nënshkruan dy javë më parë, përpara se të trajtojnë çështje më të vështira, siç janë kufizimet e mundshme ndaj programit bërthamor të Iranit, shkruan A2. 

Esmaeil Baghaei u shpreh: “Theksoj edhe një herë seasnjë takim i nivelit të lartë me palën amerikane nuk është planifikuar gjatë ditëve në vazhdim”. 

Sipas Wall Street Journal, Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar hipotezën e një rikthimi në luftë të shkallës së gjerë kundër Iranit, duke diskutuar mbi mundësinë e sulmeve të reja me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe gjeneralin Dan Cine.

Megjithatë, zyrtarë të cituara nga mediat thonë se Trump ka zgjedhur për momentin diplomacinë, duke preferuar t’i japë më shumë kohë asaj.  

Sipas raportimeve, Presidenti u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se nuk e konsideron problem nëse negociatat me Teheranin zgjasin edhe përtej afatit të 18 gushtit, të përcaktuar për arritjen e marrëveshjes mbi programin bërthamor.

Ndërkohë, trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka rifilluar pjesërisht, ndërsa Irani paralajmëroi se, pas përfundimit të periudhës 60-ditore të negociatave, do të vendosë tarifa për anijet qëkalojnë në këtë rrugë strategjike.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit