Bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë shkon në rreth 2 mijë/ Ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet

Share

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 1,943 të vdekur, ndërsa autoritetet theksojnë se shifrat mbeten ende të përkohshme. Sipas OKB-së, situata humanitare po përkeqësohet, me mijëra njerëz që përballen me mungesë ushqimi, strehimi dhe rrezik të shpërthimit të epidemive.

Kryetari i parlamentit venezuelian, Jorge Rodriguez, bëri të ditur se rreth 10,500 persona janë plagosur si pasojë e tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5, më të fuqishmit që kanë goditur vendin në më shumë se një shekull.

Zona portuale e La Huirës ishte ndër më të goditurat, ku ndodheshin rreth 30,000 persona në momentin e lëkundjeve. Deri më tani janë shpëtuar 6,461 persona, ndërsa OKB-ja vlerëson se rreth 50,000 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Megjithëse ka kaluar afati kritik 72-orësh për gjetjen e të mbijetuarve, ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet. Një nga momentet më prekëse ishte shpëtimi i një fëmije trevjeçar nga rrënojat në Karakas, i realizuar nga një ekip shpëtimtarësh jordanezë.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit