Kryebashkiaku i Londrës Khan mbështet ndalimin e rrjeteve sociale/16-vjeçarët me rregulla më të forta në internet

Share

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ka deklaruar se do të mbështesë një ndalim të përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç, duke argumentuar se kjo është mënyra më efektive për të “ndalur dëmet që po ndodhin aktualisht” në internet.

Sipas tij, platformat sociale po kontribuojnë në përhapjen e përmbajtjeve të dëmshme, përfshirë edhe mizogjininë, dhe po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe zhvillimin e të rinjve. Kjo është arsyeja pse ai kërkon masa më të forta rregulluese dhe kufizime më të qarta për moshat e reja.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar po rritet presioni politik që qeveria të ndjekë shembullin e Australisë, e cila ka ndërmarrë hapa për të rritur moshën minimale të aksesit në platforma si TikTok, Snapchat, Facebook dhe Instagram. Debati po përqendrohet kryesisht te balanca mes lirisë digjitale dhe mbrojtjes së fëmijëve nga rreziqet online.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit