Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e bindur se kjo mazhorancë i humb zgjedhjet më 25 prill.
Përmes një videoje të postuar në Facebook, ku shfaqet përkrah nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, Kryemadhi i lëshon edhe një paralajmërim kryeministrit.
Monika Kryemadhi: Titi na ka zënë belaja. Nuk mori vesh Edi Rama as nga tepsia, as nga tiganët. Pushteti për lesh kështu i iku atij.
Petrit Vasili: Do ta hajë me tepsi kokës
Monika Kryemadhi: Te tigani do skuqet. Si ballaçik do ta skuqin shqiptarët më 25 prill. Jo një 1 milion vota por 3 milionë vota ke atje, te tigani. Te tigani I shqiptarëve Ed Rama, aty ke për të përfunduar.