Ku gjenden Ronaldo dhe Messi në listën e lojtarëve me më së shumti gola

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo bëhet lojtari i parë që kalon shifrën e 800 golave në karrierë. Me dy golat që i shënoi të enjten mbrëma në fitoren 3:2 të Unitedit ndaj Arsenalit, Ronaldo ka arritur në shifrën e 801 golave të realizuar. Këta gola superylli portugez i ka shënuar nga viti 2002 e tutje.

I dyti në listën e lojtarëve me më së shumti gola është braziliani Pele. Ai ka shënuar 765 gola nga vitin 1957 e deri në vitin 1977.

Lionel Messi është i treti në listë me 756 gola. Messi këta gola i ka shënuar prej vitit 2004 e tutje. Pason Romario me 753 gola e pas tij Ferenc Pushkash me 729 gola.

Josef Bican (720), Jimmy Jones (647), Gerd Mueller (634), Eusebio (622) dhe Joe Bambrick (616) kompletoi dhjetëshen e jashtëzakonshme. Menjëherë pas tyre është Zlatan Ibrahimoviq me 570 gola.

Sipas BBC, shifrën e 801 golave, Ronaldo e ka arritur në 1097 ndeshje. Janë llogaritur ndeshjet për përfaqësuese dhe për skuadra. Shumicën prej golave Ronaldo i ka shënuar në nivelin më të lartë të futbollit.

Share This Article