Ish-ambasadori Roland Bimo tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në krah të kryeministrit maqedonas të RMV, Hristijan Mickoski nuk ndihmon në sheshimin e përçarjes etnike në këtë vend.
Përkundrazi, sipas tij, ky episod do ndikojë negativisht për faktorin shqiptar në RMV, që sot siç tha është më pak i përfaqësuar politikisht.
‘Në RMV ekuilibrat etnikë janë shumë të brishtë dhe ka një frikë të jashtëzakonshme, sepse ata mendojnë se të gjitha minoritetet kanë shtete pas tyre dhe minoriteti real janë ata. Këto lloj manovrash më shumë bëjnë dëm se mirë dhe do t’ia ndiejmë pasojat negative. Do të shkojë duke u theksuar një çarje etnike. RMV është vendi ideal për të krijuar probleme për këdo që do të donte t’i krijonte. Kjo që pamë nuk ndihmon në sheshimin e kontradiktave mes etnive. Sot ka më pak përfaqësim politik të faktorit shqiptar në RMV”, tha Bimo.

