Kush është autori i sulmit në paradën e Illinois? Reperi që “peshon” 100 mijë dollarë dhe ka 16 mijë dëgjues në Spotify

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Chicagos ka arrestuar Robert E. Crimo, 22-vjeç, i dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në paradën e 4 korrikut, si dhe plagosjen e dhjetëra tjerëve.

Crimo në fakt është reperi i njohur me emrin artistik Awake, i cili në Spotify ka mbi 16 mijë dëgjues në muaj dhe “peshon” 100 mijë dollarë.

Në videoklipet e postuar online, Crimo aktronte sikur po qëllonte me armë mbi njerëzit, e në një video shihet duke hedhur plumba në dyshemenë e një klase dhe bartë jelek antiplumb, dhe bën shaka në llogari të vrasjeve të shumta që po ndodhin nëpër shkollat amerikane.

https://youtu.be/L-cs1UUC0g8

Crimo u arrestua pas intervenimit të policisë, kurse mediat amerikane raportojnë se babai i tij 58-vjeç, Boby është pronar i një dyqani dhe në një moment të caktuar kishte kandiduar për kryetar të Highland Park (ku edhe ndodhën të shtënat), por humbi nga kundërkandidati nga radhët e liberalëve që këmbëngulte për kontroll të rreptë të armëve.

E ëma e Crimos, Dennise Pesina, 48-vjeçe, ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. E ëma e tij, është një mormone dhe mbështetëse e metodave alternative të shërimit.

E Crimo ishte filmuar në vitin 2020 në një tubim të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku kishte veshur rroba të çuditshme.

Share This Article