Bebe Rexha ndan me fansat çastet intime që shijon me të dashurin në kuvertën e jahtit

 2,069 total views,  1 views today

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tash e dy vite që është në një lidhje serioze.

Ajo është duke e shijuar pafund romancën e saj me kineastin Keyan Safyari, me të cilin i ka jo të shpeshta paraqitjet në rrjetet sociale, duke parapëlqyer ta mbajë më shumë për vete jetën e saj private.

Megjithatë së fundmi, Rexha iu dha fansave një vështrim të asaj se si po ecin gjërat mes çiftit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në një video të publikuar në InstaStory, 31-vjeçarja mund të shihet duke shijuar një mbrëmje fishekzjarrësh nën shoqërinë e të dashurit të saj.

Ajo gjithashtu nuk heziton që në një moment, të ndajë me ndjekësit një puthje plot afsh me të Keyanin, të shkëmbyer në kuvertën e jahtit ku po qëndronin.

Bebe Rexha përndryshe këtë vit ka qenë më pak aktive në muzikë, duke shijuar suksesin e albumit “Better Mistakes”, që e publikoi vitin e kaluar.

Megjithatë, e njëjta u ka premtuar fansave se shumë shpejt do të sjellë diçka të re për fansat e saj. 

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Foto: Bebe Rexha/InstaStory