• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Kush janë 7 komandantët e vrarë të Hezbollahut?

Kush janë 7 komandantët e vrarë të Hezbollahut?

by albnews
8 October, 2024
in Bota
0
27
VIEWS

Nga Enver Robelli

Nuk ka asnjë dyshim: sulmet izraelite ndaj organizatës terroriste të Hizbollahut janë spektakulare dhe precize. Hizbollahu gëzon mbështetjen e Iranit dhe vepron si shtet brenda shtetit në Liban, një vend multietnik, multifetar dhe multikulturor. Kur Hamasi, organizata tjetër terroriste, e cila kontrollonte Gazën, sulmoi më 7 tetor civilët e pafajshëm në Izrael (dhe vrau rreth 1200 prej tyre), Hizbollohu këtë krim e priti me gëzim dhe premtoi se do t’u dalë në ndihmë “vëllezërve myslimanë” të Hamasit. Që nga atëherë, nga veriu i Izraelit janë detyruar të ikin rreth 60 mijë njerëz si pasojë e sulmeve me raketa nga Hizbollahu. Këto predha shkrepen kryesisht nga Libani jugor.

Por javëve të fundit ushtria izraelite ka arritur të shpartallojë gati komplet udhëheqjen e Hizbollahut. Koka më prominente që u vra ishte Hasan Nasrallahu, lideri 64-vjeçar i Hizbollahut. Ai e drejtonte këtë organizatë nga viti 1992. Kush janë figurat kryesore të Hizbollahut të vrarë deri më tani?

Hasan Nasrallahu, baba i 5 fëmijëve, u lind në jug të Libanit në vitin 1960. Atje vdiq në vitet 90-të njëri nga bijtë e tij në luftë kundër armatës izraelite. Nasrallahu që në rininë e tij iu përkushtua fesë dhe vizitoi në vitet 70-të shkolla fetare shiite në Liban, në Irak dhe në Iran. Në moshën 15-vjeçare iu bashkua milicisë shiite Amal, të cilën e braktisi pas mosmarrëveshjeve rreth strategjisë së duhur kundër Izraelit dhe u bë anëtar i Hizbollahut të sapothemeluar. Pasi Izraeli vrau sekretarin e përgjithshëm të Hizbollahut, Abaz al-Musavi më 1992, Nasrallahu e trashëgoi atë në post si sekretar i përgjithshëm i Hizbollahut.

Prestigji i Nasrallahut u rrit pas tërheqjes së Izraelit nga Libani jugor në vitin 2000. Kësisoj mori fund pushtimi prej gati dy dekadave i Libanit jugor nga Izraeli. Nasrallahu konsideroj “prijës i kryengritjes”. Me fjalimet e tij të zjarrta kundër Izraelit ai entuziazmonte jo vetëm ithtarë e tij shiitë, por edhe arabët në rajon.

Përkundër premtimeve të mëdha, Nasrallahu nuk arriti të zgjidhë problemet e mëdha sociale dhe ekonomike të Libanit. Shumë libanezë e urrenin duke e akuzuar se qëndronte pas atentatit kundër ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005. Një vit më vonë Nasrallahu mbijetoi bashkë me Hizbollahun luftën e shkurtër verore të Izraelit. Përballjen e fundit, e cila nisi para një viti, Nasrallahu nuk e mbijetoi.

Një javë para Nasrallahut Izraeli vrau Ibrahim Akilin, ndërsa ai po merrte pjesë në një takim me një delegacion palestinez. Akil konsiderohej dora e djathtë e Nasrallahut, komandonte krahun ushtarak të Hizbollahut dhe i përkiste funksionarëve veteranë. Si shumica e prijësve të Hizbollahut edhe Akil jetonte pothuaj në ilegalitet të plotë dhe gati kurrë nuk fliste publikisht. Ministria e Jashtme amerikane premtonte 7 milionë dollarë për kapjen e tij. Akil akuzohej se në prill të vitit 1983 kishte organizuar sulmet me bomba kundër ambasadës amerikane në Bejrut. Me atë rast u vranë 63 veta. 6 muaj më vonë bombat vranë në kryeqytetin libanez 241 ushtarë. Edhe në këtë krim Akil dyshohej se ka luajtur një rol. Pjesë e punëve të pista të tij ishte edhe rrëmbimi i qytetarëve të huaj në Liban.

“Hizbollahu shpall zyrtarisht vdekjen dëshmor të udhëheqësit të lartë të xhihadistëve, z. Fuad Shukr.” Me një fjali të vetme udhëheqësit e ekstremistëve konfirmuan më 31 korrik se komandanti i Hizbollahut vdiq gjatë një sulmi izraelit në Bejrut. Pothuajse në të njëjtën kohë, udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanija, ra viktimë e një atentati, me shumë gjasa të planifikuar nga Izraeli, në Teheran.

Ashtu si Ibrahim Akil, edhe Fuad Shukr thuhet se ishte i përfshirë në sulmin e vitit 1983 kundër ushtarëve amerikanë në Bejrut. Edhe ai ishte në kërkim nga qeveria amerikane. Izraeli e akuzoi Shukrin për planifikimin e vrasjes së dymbëdhjetë njerëzve në një fshat të pakicës së druzëve në Golan. Ata humbën jetën në fund të korrikut pas një sulmi me raketa të Hizbollahut. Hizbollahu mohoi përfshirjen në këtë masakër. Shukr shërbeu si këshilltar i Nasrallahut dhe ishte përgjegjës për sigurimin e armëve moderne për milicinë shiite. Ai ishte 62 vjeç.

Gazeta libaneze “al-Akhbar” e quajti vrasjen e Taleb Sami Abdallah, e cila ndodhi më 12 qershor, një “goditje të dhimbshme”. Sipas ushtrisë izraelite, komandanti i lartë i Hizbollahut u eliminua në qytetin Tirus në Libanin jugor. Taleb Sami Abdallah komandonte njësinë elitare “Nasser”, e cila duket të jetë përgjegjëse për disa sulme me raketa në veri të Izraelit. Hizbollahu publikoi një foto të Abdallahut me kreun e Gardës Revolucionare Iraniane, Kasem Soleimani, i cili u vra në Irak në vitin 2020 nga një sulm i SHBA-ve me dron. Abdallah duket se ka qenë shumë i afërt me Soleimanin. Visam al-Tauil, komandanti 48-vjeçar i një njësie sekrete të Hezbollahut ishte në makinën e tij të terrenit, kur në fillim të janarit u godit nga forcat ajrore izraelite në qytetin e tij të lindjes, Khirbet Silem, në Libanin jugor.

Në atë kohë, Hasan Nasrallahu kishte thënë gjatë një fjale të transmetuar në televizion: “Kushdo që mendon për një luftë me ne – me një fjalë, do të pendohet.” Visam al-Tauil iu bashkua Hizbollahut në vitin 1989. Dy nga vëllezërit e tij kanë rënë si luftëtarë të Hizbollahut. Në vitin 2013, ai udhëtoi për në Siri për të mbështetur diktatorin Bashar al-Asad në luftën kundër kryengritësve. Ashtu si shumica e udhëheqësve të Hizbollahut, edhe Ahmed Vehbe lindi në jug të Libanit, në vitin 1964. Aty, që në rini u bë mbështetës i rezistencës kundër okupimit izraelit. Në vitin 1984, forcat izraelite e arrestuan. Pas lirimit të tij, ai u ngrit në detyrë si komandant fushëbeteje i Hizbollahut. Ekstremistët e adhuronin Vehbe, sepse në vitin 1997 ai tërhoqi një njësi speciale të ushtrisë izraelite në pritë, ku humbën jetën dymbëdhjetë ushtarë izraelitë. Vehbe u vra më 20 shtator së bashku me Ibrahim Akil në Bejrut nga forcat ajrore izraelite. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, mes të vdekurve kishte edhe fëmijë.

Paraprakisht, në Liban shpërthyen në masë pejxhera dhe radiolidhje që anëtarët e Hizbollahut i përdornin për komunikim. Mijëra persona u plagosën rëndë nga këto shpërthime. Kur më 3 korrik erdhi lajmi se Mohamed Nimah Naser ishte vrarë nga një sulm ajror izraelit, Hizbollahu u përgjigj me rreth 100 raketa dhe predha. Izraeli e akuzoi Naserin për lansimin e raketave nga Libani. Thuhet se ai drejtonte njësinë Aziz të Hizbollahut, e cila ishte përgjegjëse për ndezje të raketave në drejtim të Izraelit. Naser u vra në qytetin bregdetar të Tirusit, kur një dron goditi veturën e tij. Ai duket se kishte të njëjtën gradë si Taleb Sami Abdallah, i cili u vra në fillim të qershorit. Për të, Hizbollahu ndezi 200 raketa në drejtim të Izraelit.

Sipas një raporti të gazetës amerikane “Wall Street Journal”, dështimi i shërbimit sekret izraelit për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar i atribuohet faktit se udhëheqësit izraelitë në dy dekadat e fundit kishin investuar burimet e tyre në përgatitjen për një konflikt të mundshëm me Hizbollahun libanez. Kjo organizatë është parë si kërcënimi më i madh. Kryeministri Benjamin Netanjahu, sipas këtij raporti, ka ndjekur gjatë viteve të fundit një strategji për të kufizuar Hamasin. Ai ishte i bindur se grupi terrorist palestinez nuk ishte i interesuar për një luftë me Izraelin dhe se do të përqendrohej në administrimin e Gazës. Ky ishte një gabim.

Previous Post

Ergodan vjen në Tiranë të përurojë Xhaminë e Namazgjasë, nga ceremonia përjashtohet kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Next Post

Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë

albnews

albnews

Related Posts

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë
Bota

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

9 June, 2025
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët
Bota

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Next Post
Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë

Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike

Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike

9 June, 2025
E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

9 June, 2025

Sfida në Tiranë – Federata serbe: Armando Duka na priti shumë mirë, tifozët shqiptarë një njollë e madhe. Lojtarët u kërcënuan. Deklaratat e trajnerit? I keni përkthyer gabim

9 June, 2025
Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

9 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4840 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2444 shares
    Share 978 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM