Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeqyteti i Turkmenistanit, Ashgabati, është zgjedhur si qyteti më i shtrenjtë për punëtorët e huaj. Listën e qyteteve më të shtrenjta në këtë aspekt e hartoi kompania konsultuese, “Mercer”.

Vitin e kaluar, në vendin e parë në këtë listë ishte Hong Kongu, që këtë vit u radhit i dyti. Në vendin e tretë është Bejruti i Libanit, ndërsa në të katërtin Tokio i Japonisë, shkruan BBC.

Në raportin vjetor ndodhen 209 qytete. Radhitja e tyre është bërë duke u mbështetur në koston e shpenzimeve për punëtorët e huaj, si strehimi, transporti dhe ushqimi.

Shumica e dhjetë qyteteve më të shtrenjta janë qendra biznesi, ku rritja ekonomike ka çuar në rritje të çmimit të banimit dhe kostos së jetesës.

Jean-Philippe Sarra nga kompania që e realizoi raportin tha se një arsye pse Ashgabati është në vendin e parë është inflacioni i lartë lokal.

I njohur për qeverinë autokratike dhe rezervat e mëdha të gazit, Turkmenistani për një kohë të gjatë është duke u përballur me një krizë ekonomike që ka çuar shumë banorë drejt varfërisë.

Ish-republika sovjetike është shumë e varur nga eksporti i gazit në Rusi. Duke e marrë parasysh këtë fakt, ekonomia e vendit është dëmtuar pjesërisht edhe nga çmimi i ulët i gazit.

Share This Article