Laporta: Qëndrimi i Dembeles te Barça nuk ka kuptim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se qëndrimi i Ousmane Dembeles në “Camp Nou” deri në fund të këtij edicioni nuk ka aspak kuptim. Laporta ka thënë se ishte Dembele ai që refuzoi të gjitha ofertat që i kishte nga klubet tjera për të mbetur te Barcelona deri në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.

Sipas Laportas, qëndrimi i Dembeles është i dëmshëm si për lojtarin ashtu edhe për klubin.

“Dembele ishte investim i madh, me pagë të madhe. Ne i ofruam atij rinovimin e kontratës por ai kërkoi kushte më të mira ekonomike. Ai vendosi të mbetet te Barcelona dhe kjo është e pakuptimtë”, ka thënë Laporta.

“Ne i paraqitëm atij disa oferta të mira për gjashtë muajt e fundit por nuk i pranoi. Madje, u befasuam që nuk e pranoi ofertën e fundit nga Anglia që ishte shumë e mirë për të”.

Dembele iu bashkua Barcelonas në vitin 2017 nga Dortmundi për 140 milionë euro kurse këtë sezon ka një gol dhe dy asistime në 11 ndeshje në të gjitha garat.

Share This Article