Largimi i Southgate nga drejtimi i Anglisë, dy emrat që mund ta zëvendësojnë

albnews
By
1 Min Read

Gareth Southgate, njoftoi largimin nga drejtimi i kombëtares së Anglisë, duke dhënë dorëheqjen, pas humbjes në finalen e Europianit ndaj Spanjës.

Pak orë pas largimit, në Angli, kanë zbuluar kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e “tre luanëve”.

Favoritë për stolin e Anglisë aktualisht janë trajneri aktual i Newcastle, Eddie How dhe ish-trajneri i Chelsea, Graham Potter.

Në listë gjithashtu bëjnë pjesë edhe emra si gjermani Thomas Tuchel, apo edhe trajneri i Anglisë U-21, Lee Carsley.

Share This Article