Një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter u ndje të premten rreth orës 21:37 (UTC).
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti e kishte epiqendrën në Fushë-Arrëz dhe paraprakisht raportohet se thellësia ishte 10 km.
Vendi ynë u godit dy vite më parë (26 nëntor 2019) nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, si dhe Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën pa banesa./ATSH/