Leo Messi shënon dy gola në fitoren e PSG-së

albnews
By
1 Min Read

PSG e ka mundur 3-2 RB Leipzig në “Parc des Princes. Shkëlqeu Lionel Messi me dy gola.

Parisi ka marrë fitore të vështirë në ndeshjen e tretë në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me përmbysje RB Leipzigun, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vendasit e nisën mirë ndeshjen, Mbappe shënoi për 1-0.

Pas këtij goli, reagoi ekipi gjerman, fillimisht Silva shënoi për 1-1 në minutën e 28’ e më pas Mukiele për 1-2 në atë të 57’.

Por, pas golit të dytë të mysafirëve, reaguan menjëherë vendasit.

Lionel Messi shënoi golin e barazimit në minutën e 67’, derisa disa minuta më vonë, shënoi edhe golin e fitores, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Parisi ka marr sërish kreun tani me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, që ndiqet nga Manchester City me gjashtë pikë. 

Share This Article