Presidenti i Maqedonisë së Veriut në pres konferencën e sotme për Ballkanin Perendimorë organizuar nga Miqt e Evropës, tha se udhëheqësia më e lartë shtetërore ka marrë ofertë për antarësim në Bashkësinë Evropiane Ekonomike, por oferta është refuzuar për shkak se nuk ka alternativë tjetër nga antarësimi i plotë në BE, transmeton Zhurnal.
“Disa nga ne në rajon, mund të flas vetëm për Maqedoninë e Veriut, morëm ofertë nga shumë funksionarë të lartë të bëhemi anëtare e Bashkësisë Evropiane Ekonomike, unë menjëherë refuzova këtë ofertë për shkak se ky tip i mendimit është katastrofal në afat të gjatë”, deklaroi sot në konferencë Presidenti Stevo Pendarovski.
Ai u përgjigjë në pyetjet lidhur me atë nëse ekziston plan B nëse Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar në rrugën për antarësim në BE siç është rasti tani me Bullgarinë.
Pendarovski nuk tha nga kush ka ardhur oferta, as se cilat vende tjera të rajonit kanë marrë ofertë, por deklaroi se ofertat kanë ardhur gjatë kohës së përgatitjes të metodologjisë së re për negociata me BE-në.