Lëvizja Vetëvendosje po zgjërohet edhe në Londër

albnews
By
1 Min Read

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka njoftuar se ka bërë shpërndarjen e kartelave të para për anëtarët e rinj në Londër.

“Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe po i bashkohen çdo ditë e më shumë njerëz të të gjitha moshave dhe të të gjitha fushave profesionale. Ata e shohin këtë si një angazhim dhe lidhje të veçantë me Atdheun”, njofton LVV.

Njofitmi i plotë i LVV-së:

NË LONDËR U SHPËRNDA GRUPI I PARË PREJ 24 KARTELASH TË REJA TË ANËTARËSISË

Sot, më 5 maj 2019, në Londër, në mbledhjen e radhës së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, u bë dorëzimi i grupit të parë të kartelave për anëtarë të rinj.

Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe po i bashkohen çdo ditë e më shumë njerëz të të gjitha moshave dhe të të gjitha fushave profesionale. Ata e shohin këtë si një angazhim dhe lidhje të veçantë me Atdheun.

Mirë se vini dhe na priftë e mbara!

Share This Article