Lewandowski kërkon kalimin te Reali

albnews
By
1 Min Read

Sulmuesi i Bayern Muenchenit, polaku Robert Lewandowski po synon transferimin te skuadra e Real Madridit gjatë kësaj vere, ka njoftuar “AS” të enjten.

Lewandowski tashmë ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës me Bayernin pasi nuk dëshiron që sezonin tjetër të jetë pjesë e klubit gjerman.

Thuhet se ai ua ka bërë me dije se po dëshiron të transferohet te skuadra e Realit.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit të ardhshëm kurse këtë sezon ka realizuar 35 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Share This Article