Liverpool nuk njeh humbje

albnews
By
1 Min Read

Liverpooli ka shënuar sonte fitoren e radhës në Premierligën angleze.

Kampionët e Evropës dhe Botës, e kanë mposhtur West Ham United, me rezultat 0-2.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool ka arkëtuar 70 pikë dhe tani ka 19 pikë më shumë se Manchester City që është në pozitën e dytë të renditjes tabelare.

Liverpool nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë sezon dhe ka vetëm një barazim në 24 ndeshjet e zhvilluar, ndërsa marrja e kupës së Premierligës pas 30 viteve duket se është realitet.

Share This Article