Liza Koshy rrëzohet në tapetin e kuq, ylli i ‘Transformers’ vazhdon të pozojë për fotografët në ‘Oscars’

albnews
By
1 Min Read

Liza Koshy ka marrë vëmendjen e gjithë mediave dhe një video e saj teksa rrëzohet në tapetin e kuq të Oscars po bën xhiron në rrjet.

Ndërsa përpiqej të ecte në tapetin e kuq me një palë taka me platformë tetë inç, ylli 27-vjeçar i Transformers, humbi ekuilibrin dhe ra në dysheme.

Pavarësisht situatës, ajo e kaloi me të qeshur dhe ruajti qetësinë e saj.

Ajo vazhdoi të pozonte për foto me fustanin e saj mahnitës të kuq nga Marchesa.

Share This Article