ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 3 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 3 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 3 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 4 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Londër/ Komuniteti me fëmijët në festën më të madhe popullore shqiptare

albnews by albnews
13 June, 2023
in Albania, UK
0
Londër/ Komuniteti me fëmijët në festën më të madhe popullore shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shoqata “Ardhmëria” festoi 15 vjetorin me Ditën e Komunitetit, Festën Ndërkombëtare të Fëmijëve e cila përkon me 1 Qershorin po ashtu edhe festimin e përfundimit të vitit shkollor.

Si organizator kryesor z.Lutfi Vata së bashku me stafin e pa lodhur bashkuan energjitë dhe pasionin për një përfaqësim sa dinjitoz por edhe cilësor të traditës dhe kulturës shqiptare, në Londër. Komuniteti u nderua nga prania Ambasadorit shqiptar z.Qirjako Qirko dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Kosoves, z. Ilir Bytyci si dhe nga përfaqësuesit e shtetit Anglez, Kryebashkiaku i Brent z.Orleen Hylton si dhe Nënkryetari i Barnet Tony Vourou. Nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me përfaqësuese z. Mirela Thanasi. Me pjesëmarrjen e z. Abedin Bajraktari dhe z. Edrin Gjoni.

RelatedPosts

Pas sulmit në Manchester, Starmer: Britania garanton mbështetje për komunitetin hebre, mbrojtje 24 orë për shkollat e sinagogat

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Të pranishëm BAAA (British Albania Artist Association) z.Tomorr Kokona. Poeti Xhavid Gasa dhe Daniel Nikolla etj.

Në fjalën e hapjes përshëndeti z.Lutfi Vata, i cili i nderoi me një mirënjohje të lartë, Ambasadorin z. Qirjako Qirko për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë mandatit të tij si përfaqësuesi më i lartë i Shtetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe znj. Mira Brazhda për punën e saj vullnetare, prej shumë vitesh, në menaxhimin me ndërgjegje profesionale, të fondit ekonomik të shoqatës “Ardhmëria”.

Ky event u organizua në bashkëpunim me shoqatën “ Arbëria “, “Grupi artistik shqiptar në Londër”, “Grupi BACK / UCL DANCING GIRLS“ dhe “ DJ Kastrati”.

Në parkun “Childs Hill Park” edhe se temperatura atmosferike ishte e lartë, ai park përplot nga komuniteti shqiptar por edhe nga dashamirës anglez dhe të komuniteteve të tjera të pranishme në Londër, gëzuan, kënduan, kërcyen duke ndarë edhe tavolinat e shtruara nga amvisat duararta shqiptare, nënat e nxënësve të shkollës “Ardhmëria”, bujarinë shqiptare.

Ka shumë detaje për të folur duke filluar nga fëmijët e shkollave “Ardhmëria” me përformancën e tyre të shkëlqyer në gjuhën shqipe.

Ata përcollën me anën e një krijimi në letër, ku ishin shenjat e duarve e tyre me ngjyra, të drejtat e fëmijëve.

Për herë të parë iu drejtua një letër publike, e hapur, falenderimi prindërve të mrekullueshëm në të dyja gjuhët.

Letrën e lexoi në shqip e reja Dorina Kozhani.

Fëmijët morën certifikatat e përfundimit të vitit akademik shkollor 2022-2023, të përgëzuar në veçanti nga Ambasadori Qirko së bashku me autoritete angleze dhe shqiptare të pranishme aty dhe mësueset e tyre Aida Haziri, Anila Kadija, Albana Vata, Vlora Vojvoda.

“Tradita Popullore”, znj. Edlira Sula dekoroi ambientin pranë banketit me kostume të larmishme si ekspozitë popullore në natyrë.

Një kornizë e realizuar me punë krijuese, e varur në një degë peme, priti të bëheshin fotot më të bukura origjinale të festimit shkollor edhe kjo ishte një surprizë e re e shkollës. Performancat poetike nga Sokol Cahani dhe Vlora Vladi një tjetër përmasë artistike me nivel ua ngriti peshë entuziazmin të pranishme. Zëri i aktorit i përcjellë në jehonën e parkut ushtoi me Gjuhën shqipe të Fishtës!

Këngëtari Bledi Polena, një tjetër interpretim emocionues i këngës shqiptare, i gëzoi të gjithë.

Kristina Shyti, me freski rinore, prezantoi programin e larmishëm artistik.

“Park Caffe” me z. Avni Sopi i dha mundësinë të gjithëve për një shërbim të mirë.

Popujt duke e njohur njëri-tjetrin në thelbin e kulturës e vlerësojnë, pa paragjykim, të mirën që të gjithë përcjellim.

Një falenderim për të gjithë e veçanërisht nxënësit, prindërit dhe stafit pedagogjik shkolla shqipe “Ardhmëria”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result