Për shkak të problemeve ekonomike që kanë përjetuar gjatë pandemisë, ata me muzikë tërhoqën vëmendjen në mbështetjen prej maksimum 20 për qind që u jepen profesionistëve të pavarur
Një grup muzikantësh në Britani të Madhe për tërhequr vëmendjen në problemet ekonomike që janë duke i përjetuar për shkak të kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe për të marrë mbështetje nga qeveria në Londër organizuan protestë me muzikë.
Muzikantët u takuan para Parlamentit në aktivitetin të cilin e quajtën “Let Music Live”.
Për shkak të problemeve ekonomike që kanë përjetuar gjatë pandemisë, ata me muzikë tërhoqën vëmendjen në mbështetjen prej maksimum 20 për qind që u jepen profesionistëve të pavarur.
Më pas ata qëndruan 2 minuta në heshtje për të theksuar se afër gjysma e muzikantëve nuk marrin mbështetje.
Në protestë u respektuan masat kundër COVID-19.
Muzikantët kërkuan nga qeveria që t’i mbështesin ato.