ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 5 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 5 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 5 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 5 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

”Luftë” diplomatike për njohjet, Kosova në fushatë intensive për mbrojtjen e tyre

albnews by albnews
17 January, 2023
in Kosova
0
Media ruse: Serbia nuk do të rimarrë kurrë kontrollin mbi Kosovën, Dodik ka nevojë për një precedent
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërsa Serbia shton përpjekjet për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, Prishtina intensifikon fushatën për t’i mbrojtur ato. Diplomatët kosovarë po zhvillojnë takime me homologë të tyre, nga vendet që Serbia pretendon se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Në fillim të janarit presidenti Aleksander Vucic deklaroi se 9 shtetet e kanë bërë një hap të tillë dhe një i 10-të pritej ta bënte së shpejti: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

RelatedPosts

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

KQZ: Verifikimi i votave në Mitrovicë drejt përfundimit, vazhdon rinumërimi i 41 vendvotime në Drenas

Ministri i Jashtëm i Togos konfirmoi të hënën në Beograd tërheqjen e njohjes, ndërsa shefi i diplomacisë serbe pohoi se shtetet që e kanë bërë diçka të tillë janë 27.

Por ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se çnjohja e Kosovës nga Togo “ka ndodhur që në vitin 2019”.

“Të gjithë të ekzaltuarve rreth “ç’njohjes” së Togos dhe propagandës së Dacicit dua t’iu rikujtoj që ajo ka ndodhur në vitin 2019, pra shumë kohë para se vinte në detyrë kjo qeveri. Kosova do ta fitojë betejën e saj sot, ashtu siç e ka fituar në 1999. Me mençuri, trimëri, guxim, sakrificë e plot miq e aleatë anembanë botës së lirë dhe demokratike”, deklaroi ajo. 

Zyrtarët kosovarë po ashtu kanë bërë publike takimet e tyre me përfaqësuesit e disa prej shteteve, që gjenden në listën e prezantuar nga Vucici, si pjesë e përpjekjeve për tëhedhur poshtë pretendimet e liderit serb për tërheqjen e njohjeve.

Takime janë zhvilluar mes ambasadorëve të Kosovës, dhe atyre të Somalisë, Libisë, Gabonit e Maldiveve, ku sipas njoftimeve të publikuara nga diplomatët e Kosovës, është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes vendeve.

E megjithatë në shumicën e rasteve, takimet nuk janë publikuar në llogaritë në rrjetet sociale të shteteve në fjalë. Që nga shkurti i vitit 2021 kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, Kosova nuk është njohur nga asnjë shtet tjetër.

Dhe pavarësisht pretendimeve të Serbisë, autoritetet në Prishtinë nuk kanë ndryshuar numrin e njohjeve, duke thënë se janë 117 shtete që e njohin pavarësinë e saj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result