Luiza Gega kampione Ballkani për të dytën ditë radhazi

albnews
By
1 Min Read

Luiza Gega është shpallur sërish kampione Ballkani për femra për të dytën ditë radhazi, këtë herë në garën e 5000 metrave.

Në ditën e parë të kampionatit të 77-të ballkanik të atletikës që po mbahet në datat 25-26 maj në Izmir të Turqisë, Gega u shpall kampione Ballkani në garën 3000m me pengesa me kohën 9’26.40.

Konkurrentja direkte e Gegës ishte Yasemin Can, një kampione në fuqi e Europës për 10000m.

Gara ishte shumë taktike dhe kampionia jonë e bëri diferencën në 400m e fundit, duke e mbyllur garën e 5000m me kohën 15’38.52.

Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike të Parisit si e kualifikuar. Por përpara Olimpiadës, Gega do të marrë pjesë në kampionatin europian të Romës në qershor, ku do të tentojë të ruajë titullin kampione e Europës në 3000m me pengesa.

Share This Article