Vendet e NATO-s po promovojnë me këmbëngulje politikën e zgjerimit të aleancës dhe vazhdojnë stërvitjet “provokuese” pranë kufijve të Bjellorusisë, ka deklaruar presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.
“Vendet e NATO-s po promovojnë me këmbëngulje politikën e zgjerimit të tyre, duke rritur praninë ushtarake rreth Bjellorusis dhe duke kryer vazhdimisht stërvitje provokuese në kufijtë tanë,” u shpreh ai.
Sipas Lukashenkos, NATO i justifikon veprimet me disa kërcënime që pretendohet se vijnë nga territori i Bjellorusisë. “Udhëheqësit e Polonisë dhe shteteve baltike akuzojnë Bjellorusinë për disa synime mitike agresive,” tha Lukashenko.