Shqipëria nga 1 shtatori merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama niset drejt SHBA-ve në shtator

albnews
By
1 Min Read

Shqipëria pritet të nis nga 1 shtator Presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA në datat 14-21 shtator pasi merr Shqipëria nga 1 shtatori në Këshillin e Sigurimit në OKB, raporton ALBUK.

Lidhur me marrjen e Presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat.

Xhaçka theksoi se Shqipëria e merr këtë detyrë të rëndësishme në një kohë tepër të vështirë në arenën globale, por theksoi se tashmë vendi ynë ka eksperiencën e duhur për të patur një performancë të suksesshme.

Share This Article