Maas: Një BE e fuqishme mund të ketë një zë në nivel botëror

albnews
By
1 Min Read

Vetëm një BE e fuqishme mund të ketë një zë në nivel botëror, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, pasi u takua me homologët e tij nga shtetet baltike në Hamburg.

Pas këtij takimi ku u bisedua për politikat e sigurisë, Maas tha se “ai dhe liderët baltikë pranuan nevojën për një qasje të përbashkët në raport me marrëdhëniet me Rusinë”.

“Siguria e rajonit baltik është njëkohësisht edhe siguria e Europës”, theksoi ministri gjerman. “Në të njëjtën kohë, është e qartë se ne duam të vazhdojmë dialogun me Rusinë”, vazhdoi Maas./ATSH/

Share This Article