Madrid, debutuesi mposht kampionin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra debutuese në La Liga Cadiz ka mppshtur sonte me rezultat 0-1 skuadrën e Real Madridit, kampion i Spanjës. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 16-të nga Anthony Lozano

Real Madridi ka humbur me rezultat 0-1 në stadiumin “Alredo Di Stefano”, kundër debutuesit të këtij sezoni në La Liga, Cadiz.

Mysafirët e nisën shumë më mirë këtë ndeshje dhe erdhën të goli i parë i epërsisë në minutën e 16 me anë të Lozanos.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Real Madridi tentoi disa herë për të barazuar rezultatin por me kot pasi që mysafirët arritën që të mbrohen për mrekulli.

Pavarësisht humbjes, Real Madrid pas katër xhirove në La Liga vazhdon të jetë në vendin e parë, kurse Cadiz është në vendin e dytë me po aq pikë. 

Share This Article