Malaj: Përgjegjësi e lartë në përmbushjen e objektivave të Ministrisë së Financave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i ri i Financave, Petrit Malaj, menjëherë pas marrjes së detyrës u shpreh falënderues për besimin e dhënë nga Kryeministri Edi Rama në drejtimin e Ministrisë së Financave.

Malaj ndau në rrjete sociale momente nga ceremonia e dekretimit të emërimit ministër si dhe gjatë prezantimit me stafin e Ministrisë së Financave, teksa shkroi se, “është nder dhe privilegj të shërbej në krye të kësaj ministrie, çka më ngarkon me përgjegjësinë e lartë të përmbushjes së objektivave që ka ky institucion”.

“Një falënderim për zv.kryeministren Belinda Balluku për bashkëpunimin dhe mbështetjen”, tha ai.

Po ashtu, Malaj uroi kolegët Taulant Balla, ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministrin e  Mbrojtjes Pirro Vëngu.

Postimi i Petrit Malaj:

Falënderues për besimin e dhënë nga Kryeministri Rama në drejtimin e Ministrisë së Financave.

Është nder dhe privilegj të shërbej në krye të kësaj ministrie, çka më ngarkon me përgjegjësinë e lartë të përmbushjes së objektivave që ka ky institucion.

Një falënderim për zv. Kryeministren Belinda Balluku për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

Urime kolegëve Taulant Balla, Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu.

Share This Article