Mali i Zi, 197 të infektuar me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të shtunën u njoftuan 23 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve në Mal të Zi duke e çuar numrin e përgjithshëm në 197. Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet e reja janë konfirmuar pas analizës së 212 kampionëve.

Shumica e rasteve të reja janë persona që kanë pasur kontakte me raste të njohura më parë. Në Podgoricë u regjistruan 14 raste të reja, në Tivar 6 dhe 3 në Nikshiq njoftuan autoritetet shëndetësore të Malit të Zi.

Numri më i madh i të infektuarve është shënuar në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, gjithsej 91 persona pasuar nga Tuzi i Malësisë me 34 raste dhe 9 raste në Ulqin.

Autoritetet njoftuan se është shëruar pacienti i parë i infektuar me koronavirus. “Ky është sukses i madh, pasi ky pacient ishte në rrezik për jetën”, tha drejtori i Qendrës Klinike në Mal të Zi, Dr. Jevto Erakoviç.

Sipas të dhënave zyrtare dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Autoritetet mjekësore u kërkuan qytetarëve të respektojnë udhëzimet e lëshuara e të qëndrojnë në shtëpi.

Share This Article