Maqedoni, 53 raste të reja dhe 5 të vdekur në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read

Përkeqësohet bilanci i viktimave por edhe i rasteve të prekura me Covid 19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit ku janë shënuar 53 raste të reja dhe 5 persona kanë humbur jetën.

Me të dhënat e fundit numri i personave të infektuarve në vendin tonë shkon në 483, ndërsa i atyre që kanë humbur jetën në 17. Ky është numri më i madh i vdekjeve por edhe i rasteve pozitive brenda 24 orëve që kur vendi ynë është prekur nga virusi Korona. Po ashtu janë shëruar edhe 20 pacientë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i 53 rasteve të reja sipas qyteteve është:

Shkup – 13

Strugë  – 14

Kumanovë – 8

Shtip – 5

Prilep – 2

Tetovë  – 2

Koçan – 6

Veles – 1./Alsat/

Share This Article