• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Manuali i bashkëjetesës me Trump: Fundi i Trudo si shembull për liderët botërorë

Manuali i bashkëjetesës me Trump: Fundi i Trudo si shembull për liderët botërorë

by albnews
7 January, 2025
in Bota
0
22
VIEWS

Kryeministri për gati 10 vite i Kanadasë, Justin Trudo dha dje dorëheqjen nga posti, në një lëvizje që ngjante si një rrufe në qiell të hapur për ata që nuk jetojnë në Kanada, por që në fakt shenjat për stuhinë ishin aty prej kohësh.

Pasditen e djeshme mediat raportuan nga burime se Trudo do të dilte në një konferencë për shtyp për të dhënë dorëheqjen dhe ashtu ndodhi.

“Unë do të jap dorëheqjen si kryetar partie, si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ardhshëm përmes një procesi të fortë, mbarëkombëtar, konkurrues. Mbrëmë i kërkova kryetarit të Partisë Liberale që të fillojë ai proces.” – tha mes të tjerash Trudo në konferencë për mediat.

Në Kanada duket se është fundi i një epoke. Trudo ishte kthyer në një simbol botëror të progresizmit të majtë. Ky progresizëm u shndërrua në modelin që Kanadaja shfaqi përpara botës, dhe Trudo kujdesej shpesh që ta krahasonte atë me këdo që e sfidonte. Një prej tyre Donald Trump dhe amerika që ai përfaqëson.

Nuk kishte asnjë dyshim se një rikthim i Trump do ta shkundte Trudon.

Trump deklaroi se sapo të vinte në pushtet, do ti vendoste tarifa tregtare prej 25% Kanadasë dhe Meksikës, të cilat do ti rëndonin së tepërmi shtetet fqinje të SHBA-së.

Trudo u shpreh se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, edhe Kanadaja do ti përgjigjej në mënyrë reciproke. Por ai nuk u mjaftua me kaq. Në stilin e tij prej majtisti progresist, Trudo e piktori Trumpin si njeriun që pengoi dy herë që SHBA-të të kishin një presidente grua.

“Ne supozohej të ishim në një marshim të qëndrueshëm, nëse ndonjëherë të vështirë, drejt përparimit. E megjithatë, vetëm disa javë më parë, Shtetet e Bashkuara votuan për herë të dytë për të mos zgjedhur presidenten e saj të parë grua”, tha Trudeau gjatë një fjalimi në një gala në fillim të dhjetorit.

Mbështetja e tij për Kamala Harrisin dhe mosaprovimi i tij për Trump ishte i qartë.

Kjo deklaratë e Trudos ndezi një zjarr reagimesh kundër tij. Elon Musk, njeriu më i pasur i globit dhe aleati i ngushtë i Donald Trump reagoi menjëherë në rrjetin social që e ka në pronësi, X, duke e quajtur Trudon një “mjet të padurueshëm”. Ishte hera e parë që Musk godiste kaq ashpër Trudon, edhe pse në postime të mëparshme të X kishte shfaqur kritika kundrejt tij.

Musk shkoi edhe më tej. “(Trudo) Nuk do të jetë në pushtet edhe për shumë kohë”. Deklarata profetike e multi-miliarderit amerikan rezultoi e vërtetë brenda një muaji.

Ndërsa Musk vazhdoi ta tallte në X në sytë e botës, Trump si president i zgjedhur ushtroi një presion të paprecedentë ndaj tij dhe Kanadasë.

Hidh-e-pritjet për tarifat e detyruan Justin Trudon të merrte rrugën për në Florida për të vizituar Trump tek vila e tij e famshme Mar-a-Lago. Frika e përhapur mes kanadezëve për tarifat e gjigantit amerikan duhej adresuar. Por pasi darkuan bashkë dhe Trudo u rikthye për në Kanada, mesazhi që kishte shpërndarë Trump për të ishte si një goditje nën brez.

“Ishte kënaqësi të darkoja natën që kaloi me Guvernatorin Justin Trudo të Shtetit të Madh të Kanadasë. Mezi pres të shoh sërish Guvernatorin së shpejti, në mënyrë që të vazhdojmë bisedimet tona të thella mbi Tarifat dhe Tregtinë, rezultatet e të cilave do të jenë vërtet spektakolare për të gjithë!” – shkroi Trump në rrjetet sociale.

Për Trump, Trudo ishte tashmë vetëm një guvernator, dhe jo kryeministër i një shteti të pavarur.

Siç e tham edhe në fillim, ç’ka duhet theksuar është se dorëheqja e Trudo nuk është surprizë për këdo që ndjek politikën kanadeze. E vetmja surprizë e vërtetë është shpejtësia e dorëheqjes.

Në thelb, ky është një vendim politik personal. Realiteti është se partia e Trudeau ishte e dënuar të pësonte një disfatë të rëndë në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të zhvillohen para fundit të tetorit 2025.

Duke përjashtuar çdo ndryshim të jashtëzakonshëm nga tani deri në ditën e zgjedhjeve, shanset që Partia Liberale e Trudeau të fitojë janë pothuajse zero. Ajo është plot 24 pikë poshtë Partisë Konservatore të opozitës.

Justin Trudo qartazi kishte humbur besimin dhe madje edhe admirimin e vendit. Rënia e tij u iniciua nga dorëheqja në dhjetor e Chrystia Freeland, ministrja e tij prej kohësh e financave dhe dikur njeriu i tij i besuar. Kjo dorëheqje ishte në fakt një votë e brendshme mosbesimi, e lidhur me shqetësimet për deficitin në rritje dhe tarifat kërcënuese të Donald Trump.

Prej kohësh kishin nisur ankesat që qytetarët që jetojnë në  demokraci bëjnë për të gjithë liderët e tyre: se ata përfaqësojnë një elitë të paprekshme; se ata nuk reagojnë ndaj nevojave ekonomike të njerëzve të zakonshëm; se janë shumë dashamirës ndaj të huajve në dëm të popullsisë vendase. Ishin po këto çështje që dënuan Kamala Harris-in në SHBA.

Në Kanada u krijua perceptimi se çmimet, veçanërisht ato të ushqimit, karburantit dhe banesave, ishin çmendurisht jashtë kontrollit dhe se politika e imigracionit, një pikë krenarie kanadeze, nuk ishte më racionale. Këto e dënuan Trudon. Trumpit iu desh ti jepte vetëm një të shtyrë.

Manual për liderët e tjerë botërorë

Për liderët botërorë që nuk shihen me sy të mirë nga Donald Trump, të shohësh rënien e shpejtë të Justin Trudos është tronditëse.

Aleanca e Trump me Elon Musk, një njeri që s’e ka problem të thotë pa dorashka për çdo ngjarje apo person, pa u kujdesur për etikën publike, i ka bërë qeveritë europiane të përllogarisin se si mund të menaxhohet bosi i Teslas dhe rrjedhimisht Donald Trump-i.

Trump i ka besuar shumë Musk tani. Pasi ky i fundit e ndihmoi të fitonte zgjedhjet, me dalje të forta publike dhe qindra milionë dollarë donacione, Trump e ka mandatuar Musk të shkurtojë buxhetin e stërzmadhuar amerikan. Kjo fuqi e re e Musk duket qartazi, më mirë se brenda SHBA, jashtë saj.

Musk ka treguar se nuk e ka fare problem për të sharë qeveritë në detyrë dhe për të mbështetur lëvizjet opozitare të të djathtës populiste. Dhe këtë po e bën pavarësisht ankesave për ndërhyrje në shtete të huaja.

Kryeministri Keir Starmer i Britanisë së Madhe duket se është tabela e preferuar e qitjes për Musk, tashmë që Trudo ra. Por ai ka kritikuar ashpër edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, të cilin e ka quajtur “budalla“, dhe ka mbështetur lëvizjet e së djathtës në të dy vendet, “Reform” në Britani dhe “AfD”-në në Gjermani.

Liderë të tjerë europianë janë përpjekur ta marrin Muskun me të mira, me atë që duket si një shpresë për të shmangur një sulm të tijin, siç ndodhi me Trudon, Starmer dhe Scholz, apo edhe për të zbutur marrëdhëniet e tyre komplekse me Donald Trump.

Presidenti francez Emmanuel Makron e ftoi bosin e Teslas në rihapjen e katedrales Notre-Dame, dhe e ka ftuar sërish atë në një samit të ardhshëm të teknologjisë.

Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka krijuar lidhjen e saj me Musk. Ditën e djeshme, më 6 janar, u tha se qeveria e saj planifikon të paguajë 1.5 miliardë euro Muskun për shërbime të avancuara komunikimi, përmes kompanisë së tij SpaceX. Dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u detyrua të sillej mirë me të gjatë një telefonate paszgjedhore me Trump, pavarësisht mosmarrëveshjeve të forta mes tyre për përgjigjen ndaj pushtimit të Rusisë.

Liderë të tjerë si Presidenti turk Erdogan dhe kryeministrin indian Narendra Modi, gjithashtu shtuan marrëdhëniet e tyre me biznesmenin ndërsa zgjedhjet në SHBA po afroheshin, për të shmangur llojin e trajtimit të ashpër që iu bë kryeministrit kanadez Justin Trudo.

“Ata që kanë investuar (tek Musk) më parë, po vërtetohet se kishin të drejtë.” – vërejti Politico, në një analizë që i bënte sjelljeve të liderëve botërorë me Elon Musk.

Media të ndryshme botërore dhe kryesisht ato amerikanet janë përpjekur të zbërthejnë pushtetin e Musk brenda administratës së re Trump përmes ngjarjeve që ai ose i ka iniciuar, ose i ka shtyrë me influencën që ka në rrjete sociale, biznes dhe politikë. Ndërsa analiza se kush influencon më shumë kë, mes Trump dhe Musk ka gjasa të vazhdojë gjatë, fakti është se sulmet e të dyve mund të përshpejtojnë rënien e kujtdo, siç ishte rasti i Trudos. Menaxhimi i dyshes Trump/Musk qartazi është i vështirë dhe tani duket se asnjë kryeministër apo president tjetër nuk do ti sfidojë ata, ose të paktën nuk dëshiron ti dalë përpara.

Previous Post

Presidentja maqedonase përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku duhej të përdorej gjuha shqipe

Next Post

Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse

albnews

albnews

Related Posts

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët
Bota

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Next Post
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse

Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025
Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM