Marrëveshja Rama-Meloni/ Të gjithë sytë nga Gjykata e Romës, nesër vendimi për emigrantët në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës monokratike të Romës do të mblidhen nesër për të vendosur mbi urdhrat e ndalimit të shtatë emigrantëve shqiptarë në qendrën italiane në Shqipëri për riatdhesim.

Pak javë më parë gjyqtarët shprehën mendimin e tyre – duke iu referuar ligjeve të së drejtës evropiane – me anulimin e ndalimit të 12 emigrantëve, përfshirë egjiptianë dhe bangladeshas, të cilët u dërguan në Bari.

Pas këtyre vendimeve, qeveria nxori një dekret ligjor që përditëson listën e vendeve të origjinës së emigrantëve, që konsiderohen të sigurt nga Italia, në mesin e të cilëve është dhe Shqipëria.

Shtatë azilkërkues të rinj u sollën në strukturat akomoduese të Gjadrit, në Shqipëri dy ditë më pare.

Një nga tetë të përzgjedhurit për procedurën e përshpejtuar të kufirit – tre egjiptianë dhe pesë nga Bangladeshi – u zbulua se ishte vulnerabël për shkak të problemeve shëndetësore gjatë ekzaminimit mjekësor dhe u dërgua në Itali./ ANSA.

Share This Article