Mbështetësit e Berishës hapin derën e selisë së PD-së, Berisha i bashkohet protestës

albnews
By
1 Min Read

Mbështetësit e sali Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty.

Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda.

Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.

Berisha u bëri thirrje protestuesëve për përmbajtje.

Share This Article