Qeveria britanike tha është mirënjohëse ndaj publikut britanik për mikpritjen dhe bujarinë e treguar
Më shumë se 104 mijë ukrainas janë vendosur në Britani të Madhe, falë skemave speciale të vizave, sipas të dhënave të qeverisë britanike të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fjala është për Skemën Familjare të Ukrainës dhe Shtëpi për Ukrainën.
Qeveria britanike tha është mirënjohëse ndaj publikut britanik për mikpritjen dhe bujarinë e treguar.
“Nuk mund të mirëpresim 100 mijë njerëz nga Ukraina pa njerëz bujarë në të gjithë vendin”, tha ministri i Refugjatëve, Lord Harrington.
Ai shtoi se është e rëndësishme të njihet angazhimi vetëmohues i publikut për të ndihmuar ukrainasit të integrohen në komunitete.
Sekretari i Komuniteteve, Greg Clark falënderoi të gjithë ata që ofruan shtëpitë e tyre për njerëzit në nevojë.
“Megjithatë, pas kësaj pike të kthesës janë 100 mijë rrëfime dhimbjeje – familje të ndara, të detyruara të lënë baballarët, djemtë dhe vëllezërit e tyre”, tha ai.
Clark shtoi se prandaj duan “paqe dhe siguri në Ukrainë, ashtu që njerëzit e saj të guximshëm të mund të jenë përsëri të sigurt në shtëpi”.