Buckingham Palace tha se po bashkëpunon me një studim të pavarur që eksploron marrëdhëniet midis monarkisë britanike dhe tregtisë së skllevërve në shekujt 17 dhe 18. Hulumtimi po kryhet nga Universiteti i Mançesterit me Pallatet Historike Mbretërore.
Pallati Mbretëror tha se mbreti Charles po e merr seriozisht këtë çështje. Për këtë arsye Buckingham Palace po u jep studiuesve akses të plotë në Arkivin dhe Koleksionin Mbretëror.

Studimi, një projekt doktorature nga historiania Camilla de Koning, filloi në tetorin e vitit të kaluar, një muaj pasi mbreti erdhi në fron dhe pritet të përfundojë në vitin 2026.
Mbreti Charles ashtu sikurse edhe Princi William kanë shprehur disa herë keqardhjen e tyre për vuajtjet e shkaktuara nga tregtia e skllevërve.

