McGregor provokon me postimin e fundit: Jam më i pasur se e gjithë UFC

albnews
By
1 Min Read

Luftëtari i MMA -së, Conor McGregor ka provokuar edhe një herë reagime të shumta në rrjetet sociale, me fotografitë e postuara nga Miami, ku shfaqet duke konsumuar marihuanë.

Ai postoi shtatë fotografi nga Rolls-Royce e tij në rrjetin social Instagram, teksa ua bëri të qartë  të tij se çfarë mendon për kolegët e tij të UFC.

“Unë jam më i pasur se e gjithë UFC,” shkroi McGregor, ndër të tjera, teksa postimi i tij mori më shumë se 2.5 milionë pëlqime në Instagram.

Fotografia nuk është pritur mirë në SHBA. Nëse do të kapej duke ngarë makinën nën efektin e marihuanës, McGregor rrezikonte një vit burg.

Sa i përket sportit, McGregor mund të kthehet në tetëkëndësh marsin e vitit të ardhshëm.

Thuhet se kundërshtari i tij mund të jetë Islam Makhachev, për të cilin irlandezi tha në të kaluarën se nuk dëshiron të luftojë me “transportuesin e ujit”.

Share This Article