Me pushime në Greqi, 51-vjeçari shqiptar qëllohet me 10 plumba. Dyshohet për larje hesapesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 51-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Greqi, si pasojë e një atentati. Ngjarja u regjistrua në ishullin Paxos, ku sipas mediave greke, shqiptari, i identifikuar si Andrea Kalemi kishte shkuar për pushime me bashkëshorten dhe fëmijët e mitur.

Ai është qëlluar 10 herë, ndërsa autori dyshohet se është po ashtu shqiptar.

Paraprakisht mësohet se Kalemi është subjekt i njohur për policinë shqiptare prej lidhjeve me të afërm që kanë qenë po ashtu viktima të atentateve të ndryshme.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh, teksa autoritetet greke janë në kërkim të autorit.

51-vjeçari Kalemi është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore./ Protothema

Share This Article