Megaoperacioni antidrogë mes Italisë e Kolumbisë, arrestohen 21 persona, sekuestrohen 700 mijë euro

albnews
By
1 Min Read

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar mes Italisë e Kolumbisë, ku 21 persona janë arrestuar dhe 700 mijë euro cash janë sekuestruar.

Në megaoperacion u përfshinë 50 policë dhe departamenti ajroro-detar i Vibo Valentia, të cilët ekzekutuan urdhrin e paraburgimit të 14 personave mes Italisë e Kolumbisë, ndërsa 7 të tjerë u kapën në flagrancë.

Hetimet u kryen nga GDF e Triestes në koordinim me DDA-në.

Një vit më parë, njësia e policisë ekonomike dhe financiare e GDF-së së Triestes sekuestroi 4.3 ton drogë dhe arrestoi 38 persona, mes të cilëve anëtarë të klanit të Gjirit Kolumbian. ELN është një grup paraushtarak revolucionar në vendin e Amerikës së Jugut, interesat kriminale të të cilit në tregun e drogës arrijnë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Share This Article