Meloni e prerë kundër emigrantëve/ Bllokohen 4 anije në Siçili. Organizatat humanitare: Përzgjedhja është çnjerëzore

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të vetmit që u lejuan të zbrisnin nga anija Humanity 1 ishin 144 emigrantë, të mitur dhe persona me probleme shëndetësore, pasi prej dy javësh kërkonin të hynin në port.

SIÇILI– Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në një port të Siçilisë pasi kapiteni i një anije që shpëtoi 35 emigrantë varka, e të cilëve po mbytej refuzoi urdhrat e qeverisë italiane për t’u larguar nga porti pa zbritur nga anija emigrantët. Të vetmit që u lejuan të zbrisnin nga anija Humanity 1 ishin 144 emigrantë, të mitur dhe persona me probleme shëndetësore, pasi prej dy javësh kërkonin të hynin në port.

Qeveria dy javore e kryeministres Meloni po refuzon ankorimin e katër anijeve humanitare, të cilat kanë shpëtuar emigrantë që vijnë kryesisht nga Afrika por që bllokohen në ujërat e Mesdheut për shkak të motit të keq. Meloni është treguar e prerë që në fjalimin e saj të parë si kryeministri e Italisë dhe ka premtuar se do të godasë emigrantët që udhëtojnë nëpër Mesdhe nga Afrika e Veriut. 

Kapiteni i anjijes këmbënguli të mos largohej nga porti pa zbritur të gjithë emigrantët e mbijetuar.  Të dielën, një anije e dytë mbërriti në Catania dhe procesi i verifikimit po përsëritej me 572 emigrantët në bordin e anijes Geo Barents të drejtuar nga Mjekët pa Kufij. Përzgjedhja u përfundua në orët e vona të mbrëmjes, me 357 të lejuar, por 215 persona të bllokuar në bord.

talia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Europë, këtë e tregojnë të dhënat e OKB-së, pasi që nga fillimi i vitit, aty kanë mbërritur 85 000 emigrantë. Ata lundrojnë me varka të vogla dhe shpëtohen nga anije bamirësie gjatë udhëtimit të tyre. SOS Humanity, shoqata bamirëse gjermane që operon me anijen, e konsideron të jashtëligjshëm veprimin e qeverisë italiane, dhe deklaron se “ligji i detit e detyron kapitenin që t’i sjellë të gjithë të shpëtuarit nga fatkeqësia në një vend të sigurt.

Grupet humanitare, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe dy ligjvënës italianë që udhëtuan për në Siçili protestuan kundër procesit të përzgjedhjes duke e cilësuar si të paligjshëm dhe çnjerëzor. Ministri i ri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka vënë në ‘shënjestër’ organizatat joqeveritare, të cilat Italia i ka akuzuar prej kohësh se inkurajojnë trafikimin e njerëzve në Detin Mesdhe, pretendime që janë mohuar nga organizatat humanitare.

Share This Article